SHARE

Policia Kufitare e Sarandës sekuestron në kufirin e gjelbërt 4 çanta të mbushura me lëndë narkotike, gjithsej 75 kg Cannabis Sativa.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në vendin e quajtur “Lerat e Vlashit”, kanë konstatuar tre persona që po transportonin disa çanta shpine ku dyshohej se kishin lëndë narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave të cilët porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.
Policia Kufitare sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4(katër) çanta shpine të zeza, brenda të cilave gjendej lëndë narkotike e llojit canabis sativa, e paketuar në qese transparente.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë po vijone krehjen e zonës për
të bërë të mundur kapjen e tre personsve që trasportonin lëndën narkotike.

Loading...

 

Postoni komentin tuaj për shkrimin
loading...
loading...