Policia e Sarandës komunikatë për aksidentin në Vrion

09/12/1916:56

Shperndaje:


Komisariati i Policisë Sarandë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me aksidentin e sotëm në Vrion, ku mbeti i vdekur 75-vjeçari Kosta Kaça.

KOMUNIKATA

Në fshatin Vrion, Bashkia Finiq – Sarandë, automjeti tip Benz ka goditur aksidentalisht këmbësorin 75 vjeçar K.K., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit shtetasin I.Ç., 43 vjeç, banues në Sarandë, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe referimin në Prokurori për hetime të mëtejshme.

NGJARJA

Një aksident me pasojë vdekje eshte regjistruar në rrugën nacionale Sarandë- Gjirokastër, në Vrion.
Viktima Kosta Kaça, rreth 75 vjeç, kalonte rrugën në kohën kur u godit nga një automet.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Familjarët kanë ngritur dyshime se automjeti nuk ka frenuar në vendin ku u gjet nga policia, pasi disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i aksidentit janë gjetur pjesë të shkëputura nga automjeti.
Këto dyshime ata ua kanë shprehur edhe prokurorit, i cili ndodhej në vendngjarje, ndërsa kanë kërkuar edhe sekuestrimin e pamjeve në 2 biznese.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1361193917385590/


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.