

Policia e Sarandës: Hajdutët i kapëm pasi u denoncuan se vodhën bagëti


Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, i koduar “Kraneja”.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas që tentuan të largoheshin, të cilët u kapën gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.
Zbardhen dhe disa vjedhje të tjera në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vjedhjeve në banesa, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Policia e Sarandës, gjatë operacionit të koduar “Kraneja”, ka goditur një tjetër rast në fushën e vjedhjeve dhe ka zbardhur dhe disa raste të ndodhura më parë.
Më datë 14.06.2020, shtetasit M. B., 42 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa bagëti të imta të shtetasit E. M., Sarandë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me një motomjet, por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Pas kontrollit të ushtruar Policia u ka gjetur edhe një mjet prerës, i cili është sekuestruar në cilësinë e armës së ftohtë.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve së 3 banesave në pronësi të shtetasve O. S., N. S. dhe A. K., në fshatin Krane, disa ditë më parë, ku dyshohet se kanë marrë orendi shtëpiake me vlerë rreth 120.000 lekë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
15/06/209:49

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
15/06/209:49

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
15/06/209:49

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
15/06/209:49

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
15/06/209:49

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
15/06/209:49

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
15/06/209:49

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
15/06/209:49

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
15/06/209:49

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
15/06/209:49






Rezervime

River & Sea Side Apartament
15/06/209:49

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
15/06/209:49

The City View Penthouse
15/06/209:49

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
15/06/209:49

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
15/06/209:49
Suvenire

Suvenire nga Saranda
15/06/209:49

Suvenire nga Saranda
15/06/209:49

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
15/06/209:49

Suvenire nga Saranda
15/06/209:49

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
15/06/209:49




