

Policia: Dje në Qafë Botë kapëm 63.7 kg kanabis, si e zbuluam


Njoftim për shtyp
Qafë Botë, Sarandë
Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 63.7 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim dhe në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, ditën e djeshme kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip “Mitsubishi” ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.
Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndes narkotike.
Pas konstatimit, specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sattiva.
Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Aksidenti në Pal, ambulanca nuk i dha dot ndihmën mjekësore për shkak të urës së shembur
18/01/2015:49

Sarandë, banorët te pallati i Entit të Banaseve: Kemi 7 ditë pa ujë – VIDEO
18/01/2015:49

Humb jetën në aksident me motor
18/01/2015:49

Vrau në 1998 dhe u kap nga Policia dje në Vrinë, Prokuroria Vlorë urdhëron lirimin e tij
18/01/2015:49

I dënuari me 20 vjet burg për vrasje kapet pas 24 vitesh, fshehej në Vrinë
18/01/2015:49

Një çantë e kuqe alarmon Policinë, u gjet pranë një servisi
18/01/2015:49

Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro raporton përpara kryeministrit Edi Rama – VIDEO
18/01/2015:49

Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma raporton përpara kryeministrit Edi Rama – VIDEO
18/01/2015:49

Kryetarja e Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi raporton përpara kryeministrit Edi Rama – VIDEO
18/01/2015:49

Kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço raporton përpara kryeministrit Edi Rama – VIDEO
18/01/2015:49






Rezervime

Apartament Ksamil 1+1
18/01/2015:49

Dhomë çift për pushime
18/01/2015:49

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
18/01/2015:49

Vila Alvin, Apartament 1+1
18/01/2015:49

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
18/01/2015:49
Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
18/01/2015:49

Suvenire nga Saranda – Shegë
18/01/2015:49

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
18/01/2015:49

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
18/01/2015:49

Suvenire nga Saranda
18/01/2015:49




