Policia: 20 ore operacion per gjetjen e turisteve qe humben rrugen

Policia njofton se ka zhvilluar nje operacion, i cili zgjati 20 ore, per gjetjen e 2 turisteve te cilet kishin ngaterruar rrugen pergjate eksplorimit te natyres ne zonen e Himares. 

KOMUNIKATA:

Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin humbur në një zonë
të thellë të Himarës.
Më datë 18.04.2019, rreth orës 15:30, dy turistë të huaj belgë (çift) kanë telefonuar Sallën
Operative Vlorë dhe kanë kërkuar ndihmë se kishin humbur në një zonë të thellë malore të
Himarës
Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë Himarë kanë organizuar
punën kërkimore për gjetjen e këtyre dy shtetasve duke u shpërndarë në terren rreth 15
forca policie.
Lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura
dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.
Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre
gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës. Ata kishin qenë duke
ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave. Për shkak të
terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e
Policisë.
Theksojmë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bëhet transporti i tyre
pranë hotelit bazë në të cilin ata po qëndrojnë.
Turistët kanë falenderuar Policinë për ndihmën e dhënë“, perfundon komunikata e policise.