Plazhi i Bunecit – Buneci Beach – VIDEO

03/04/168:30

Shperndaje:


Plazhi i Bunecit – Buneci Beach

Plazhi i Bunecit – Buneci Beach ndodhet rreth 30 km nga qyteti i Sarandës.

Plazhi është i qetë dhe disi i pazakontë. Me bregun me guralecë të bardhë, ndahet nga një përrua, që zbret nga malet e larta. Perëndimi duket i mrekullueshëm prej plazhit të Bunecit… Dhe plazhi është një alternativë e mirë për ata që kërkojnë rehati… Pasi përveç pak hoteleve nuk ka zhurma nga klubet e natës.

buneci-1

Ku ndodhet Plazhi i Bunecit dhe si shkohet aty

Plazhi i Bunecit është vendosur në dy krahët e përroit të Lapardhasë. Ka formën e harkut me një gjatësi të vijës së bregut 2 mijë metër… Në dy krahët e pistës së betontë, ku anokoroheshin dikur anijet ushtarake e tani varkat e peshkatarëve. Eshtë një plazh i mbrojtur nga erërat, dhe dallgët krijojnë një ansamël zbavitës për pushuesit. Një pjesë e tyre ndërthuren me akullsinë e ujërave të malit… Që zbresin përgjatë përroit e derdhen në det. Në deltën e përroit uji është i ëmbël.


Klima e detit dhe aroma e malit, janë një mjedis i shëndetshëm. Po të shtosh këtu edhe ushqimin e pasur me prodhime perime e fruta të kopshteve të banorëve të zonës… Vajin e ullirit, prodhimet e detit që zbresin nga varkat e peshkatarëve.

VIDEO së shpejti…

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.