

Pipero jep zgjidhjen nëse infektohet me Covid-19 një nxënës apo mësues


Me fillimin e vitit të ri shkollor, mjeku Pëllumb Pipero jep disa zgjidhje në rastet kur në institucionet arsimore mund të shfaqen edhe persona të prekur me COVID-19.
Mjeku i njohur pohoi se nuk është zgjidhje mbyllja e shkollave nëse do të shfaqen raste pozitiv me virusin COVID-19.
Pipero tha se “hapja e shkollës është një lajm shumë i mirë. Unë kam qenë pro hapjes së shkollës, madje i përmbahem thënies ‘hapja e shkollave është hapje e shoqërisë’,” duke theksuar se kjo do të shoqërohet me një protokoll të rreptë e bazik nga të gjithë aktorët, me qëllim që të shmanget përhapja e infeksionit.
Po në rast se raportohet një rast me Covid-19 në shkollë?! Mbyllja e shkollës, sipas Piperos, në një rast si ky, nuk është zgjidhje: “Të mos nxitojmë në këtë pjesë, sepse, nëse në shkollë na del një rast pozitiv ndaj Covid-19, nuk është zgjidhje mbyllja. Nuk duhet të mbyllet shkolla, por duhet të gjejmë mënyrat për të izoluar rastin dhe familjen pa ndërprerë procesin”, shtoi më tej Pipero.
Ai përsëriti edhe një herë kujdesin e shtuar që duhet të kemi gjatë kësaj kohe, këshilloi prindërit që të punojnë fort me fëmijët e tyre, në mënyrë që t’i bindin ata për të respektuar me përpikëri rregullat strikte për sigurinë e shëndetit të tyre dhe të familjarëve: “Prindërit duhet të punojnë me fëmijët, t’i kritikojë fëmijët pa i stresuar. Nëse tregoni kujdes për duart, për bankën, nëse respektoni orën e mësimit, pushimet gjithashtu, nëse zbatoni rregullat dhe kufizoni aktivitetet, çdo gjë mund të vijojë normalisht,” – u shpreh mjeku infeksionist./ Balkanweb



Na ndiqni:
Postimet e fundit

3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë
11/09/2010:52

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh
11/09/2010:52

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
11/09/2010:52

Zona e Borshit pa energji elektrike. OSHEE: Kemi pësuar një avari
11/09/2010:52

Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
11/09/2010:52

Goditet me thikë një person, humb jetën në spital. Ende i paidentifikuar
11/09/2010:52

33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak
11/09/2010:52

Radhë të gjata në zyrat e aplikimit për pasaporta, asnjë masë për përmirësimin e shërbimit
11/09/2010:52

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
11/09/2010:52

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
11/09/2010:52






Rezervime

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
11/09/2010:52

The City View Penthouse
11/09/2010:52

Apartament 1+1
11/09/2010:52

Apartament Ksamil 1+1
11/09/2010:52

Hotel IL CONTE DI MONTE CRISTO
11/09/2010:52
Suvenire

Suvenire nga Saranda
11/09/2010:52

Suvenire nga Saranda
11/09/2010:52

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
11/09/2010:52

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
11/09/2010:52

Suvenire nga Saranda – Shegë
11/09/2010:52




