

Investigimi: Përveç 13 vjeçares në Sarandë shfrytëzohej për prostitucion edhe shoqja e saj e mitur



Emisioni Fiks Fare zbulon se dhe një tjetër e mitur 14 vjeçare, ka patur të njëjtin fat.
Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë pranë shkollës 9 vjeçare.Mësues dhe drejtues të shkollës nuk pranojnë të flasin më për Fiksin. Ata shprehen se pas transmetimit të kronikës në emisionin investigativ Drejtoria Arsimore Rajonale Fier ka fajësuar shkollën për denoncimin e këtij rasti, duke i kërcënuar mësuesit dhe drejtuesit me kontrolle 4 herë brënda një muaji.
Por mësues që emisioni Fiks Fare nuk mund t’i indentifikojë për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit u thonë gazetarëve se 13 vjeçarja nuk ishte e vetmja e mitur që shfrytëzohej për prostitucion nga ai fshat.
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në familjen e 13 vjeçares.Ata tregojnë se vajzën e mitur në këtë rrugë e kishte futur një vajzë tjetër nga i njëjti fshat me iniciale E.I një vit më e madhe se vajza e tyre.
Gazetarët e Fiksit flasin dhe me banorët e fshatit.Ata konfirmojnë të njëjtën gjë . Duke rrëfyer se të dyja vajzat e mitura shkonin kudo bashkë dhe nga fshati largoheshin po bashkë.
Emisioni Fiks Fare indetifikoi edhe vajzën tjetër 14 vjeçare . Gazetarët shkojnë në familjen e saj. Takojnë vetë 14 vjeçaren dhe prindërit e saj.Vajza rrëfen se bashkë me shoqen e saj 13 vjeçe shkonin tek lokali. Atje i çonte ai që u arrestua, tutori. Gjithashtu ai ju kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale me pleq kundrejt shumave 50 euro ose 100 euro.Vajza 14 vjeçare nuk pranon se e ka bërë këtë gjë, por u thotë gazetarëve se ajo fshinte pluhurat e lokalit që qëndronte mbyllur dhe nuk e dinte pse ju jepnin aq shumë para!
Rasti i 13 vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare . L.H nxënëse në shkollën 9 vjeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare. Drejtori i shkollës ku mësonte e mitura kërkonte ndihmën e Fiksit, pasi për vajzën ishte vendosur 2 herë dërgimi në qendër rehabilitimi për shkak se vajza shfrytëzohej për prostitucion dhe e mitura nuk mbahej nga këto qëndra, por kthehej sërish në shkollë. Ajo jetonte dhe vetëm në shtëpi me qira në Sarandë.
Edhe pse Fiksi ngriti alarmin mbi të , institucionet ia hidhnin fajin njëra tjetrës dhe askush nuk mbante përgjegjësi, por e lanë 13 vjeçaren në rrugë dukë u shfrytëzuar seksualisht. U desh arrestimi nga SHÇKB- ja të kryeinspektorit të kufirit dhe tutorit të së miturës që institucionet ta dërgonin menjëherë në qendër rehabilitimi.
Ndërkohë shërbimi social kur Fiksi denoncoi rastin pohonte se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj në qendër rehabilitimi, pasi shkelnin ligjin dhe se për të bindur 13 vjeçaren duhet të punojnë njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.Pra të gjitha këto institucione nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për të kryer prostitucion.
Top Channel
VIDEO në youtube https://youtu.be/SXVR4HU5NZo



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Kumbaro dhe Ibrahimaj: Do shtohen kontrollet & gjobat, qytetarët nuk ndërgjegjësohen për qeset plastike
24/11/2121:01

Hotel Seaside kërkon 4 zonja per pastrim hoteli ne sezonin veror ne Sarande
24/11/2121:01

Aksident në Sarandë, autoboti i gazit del nga rruga
24/11/2121:01

Sarandë, bizneset në kërkim të punëtorëve: Rroga 80 mijë lek, por s’ka kamarier
24/11/2121:01

NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL “IL CONTE DI MONTE CRISTO” NË SARANDË
24/11/2121:01

Summer Suite në Lagjen nr. 4 (Kodër) kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Sanitare
24/11/2121:01

Supermarket V. MYRTAJ në Ksamil kërkon të punësojë Kasiere dhe punonjëse raftesh
24/11/2121:01

Manxurane Restaurant kërkon Llanxiere dhe Pjatalarëse. Punësimi i menjëhershëm
24/11/2121:01

Shitet apartament 1+1 në zonën turistike të Sarandës, çmimi 68,000 Euro
24/11/2121:01

Qytetarja raporton gjendjen skandaloze të mbeturinave në Ksamil – VIDEO
24/11/2121:01







Rezervime

Apartament Ionian Saranda Sea
24/11/2121:01

River & Sea Side Apartament
24/11/2121:01

Dhoma teke, Hotel Mesopotam
24/11/2121:01

Apartament 2+1 me pishinë
24/11/2121:01

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
24/11/2121:01
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
24/11/2121:01

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
24/11/2121:01

Suvenire nga Saranda
24/11/2121:01

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
24/11/2121:01

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
24/11/2121:01




