Pas protestës së familjarëve, reagon Prokuroria: Ne i kishim kryer veprimet hetimore

19/07/2511:30

Shperndaje:

Reagon Prokuroria e Sarandës për rastin e Isa Rexhepaj: “Veprimet hetimore u kryen në kohë, kishim urdhëruar transportimin e trupit për autopsi në Tiranë”

 

Pas publikimit të denoncimit të familjarëve të Isa Rexhepaj nga platforma Saranda Web dhe protestës së zhvilluar përpara Komisariatit të Policisë Sarandë, ka ardhur reagimi zyrtar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

 

Pas protestës së familjarëve, reagon Prokuroria Sarandë Ne i kishim kryer veprimet hetimore

 

Në një deklaratë për shtyp, Prokuroria sqaron se rasti është trajtuar me të gjithë vëmendjen e nevojshme që në momentin e konstatimit të ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 18 korrik 2025, shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë janë njoftuar se në një depo të vjetër në lagjen nr. 4 të qytetit, në zonën e quajtur Limjon, është gjetur pa jetë shtetasi I.R. (Isa Rexhepaj), 64 vjeç.

 

Menjëherë pas kësaj, policia gjyqësore dhe prokurori i gatshëm kanë kryer veprimet standarde të hetimit, përfshirë kqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e sendeve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave, marrjen e deklarimeve nga persona që mund të kenë dijeni për rastin, si dhe urdhërimin e ekspertimit mjeko-ligjor.

 

Prokuroria thekson se kufoma është dorëzuar në morgun e Spitalit të Sarandës për të vijuar me procedurat e nevojshme për autopsinë. Po sipas saj, më datë 18 korrik 2025, pra në të njëjtën ditë, janë marrë masat për transportimin e trupit drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet autopsia dhe do të përcaktohet shkaku zyrtar i vdekjes.

 

Ky reagim vjen në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga familjarët e të ndjerit, të cilët përmes Saranda Web denoncuan se trupi ishte mbajtur për disa ditë në morgun e Spitalit të Sarandës në kushte të papërshtatshme, duke u dekompozuar dhe duke u neglizhuar nga institucionet përkatëse. Familjarët protestuan gjithashtu para Komisariatit të Policisë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes dhe ndëshkimin e çdo neglizhence institucionale.

 

Megjithatë, sipas Prokurorisë, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në kohën dhe formën e duhur, në përputhje me procedurën penale dhe nën ndjekjen e menjëhershme të prokurorit të gatshëm.

 

KOMUNIKATA E PLOTË: 

 

 

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM SARANDË

 

Reagim i Prokurorisë Sarandë në lidhje me shtetasin I.R. i gjetur i pajetë në Limjon

 

Duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike më datë 18.07.2025, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se më datë 18.07.2025 shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë u njoftuan se në vendin e quajtur Limjon, në lagjen nr.4, Sarandë, në një depo të vjetër ishte gjetur kufoma e shtetasit I.R..

 

Nga ana e policisë gjyqësore u kryen veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes, u morrën deklarime të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe u urdhëruan ekspertimet e nevojshme, ndër to dhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

 

Kufoma u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor. Veprimet e para hetimore u ndoqën nga prokurori i gatshëm.

 

Në vijim, jemi informuar se Spitali Sarandë ka marrë masat dhe ka transportuar po më datë 18.07.2025, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë kufomën e shtetasit Isa Rexhepi.

 

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sherri në Ksamil për plazhin, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse – VIDEO
“Do kthehemi sërish!” – Saranda rrëmben zemrat e turistëve nga e gjithë bota
Pas protestës së familjarëve, reagon Prokuroria: Ne i kishim kryer veprimet hetimore
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Sanitare
Pulbardha Bay në Ksamil kërkon Zgarist dhe Tiganist. Ofrohet akomodim
Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.