Pa patentë në motoçikletën pa dokumenta, arrestohet nga Policia

Komisariati i Policisë Sarandë njofton arrestimin e një 30-vjeçari.

Sipas njoftimit, nga sherbimet e policisë rrugore Sarandë është bërë ndalimi i një shtetasi 30 vjec, lindur në Këlcyrë dhe banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, motocikletë pa dokumenta dhe pa leje drejtimi.