Operacioni në Sarandë dhe Delvinë, Policia jep detajet

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, organet e tjera ligj zbatuese në vend, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rruga e gabuar”.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.

Personat e arrestuar janë:
A.Sh., 46 vjeç, nga Tirana
S.K., 60 vjeç, nga Tirana
R.H., 43 vjeç, nga Gjirokastra
D.S., 35 vjeç, nga Gjirokastra
L.M., 61 vjeç, nga Përmeti
A.Z., 48 vjeç, nga Delvina
E.O., 52 vjeçe, nga Saranda
K.Gj, 52 vjeç, nga Korça
A.D., 54 vjeç, nga Korça
P.B., 59 vjeç, nga Vlora
G.Sh., 32 vjeç, nga Tirana
B.M., 52 vjeç, nga Kruja
A.K., 35 vjeçe, nga Mallakastra
Gj.M., 46 vjeç, nga Vlora
A.E., 47 vjeç, nga Sranda
E.M., 31 vjeç, nga Fieri
I.M., 59 vjeç, nga Gjirokastra
S.Ç., 55 vjeç, nga Gjirokastra
M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë)
D.T., 50 vjeç, nga Elbasani
B.H., 45 vjeç, nga Berati
Ç.T., 48 vjeç, nga Gjirokastra
V.Gj., 50 vjeç, nga Gjirokastra
M.Sh., 46 vjeç, nga Gjirokastra
V.G., 54 vjeç, nga Saranda
E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie)
Sh.Sh., 65 vjeç, nga Saranda (arrest shtëpie)
E.M., 56 vjeç, nga Fieri (arrest shtëpie)
J.G., 69 vjeç, nga Delvina (arrest shtëpie)
A.L., 52 vjeç, nga Kruja (arrest shtëpie)
I.M., 35 vjeç, nga Tirana (arrest shtëpie)
Z.Xh., 57 vjeçe, nga Vlora (arrest shtëpie)