

Operacioni i policisë/ Arrestohet në Vlorë i kërkuari nga Saranda


Policia njofton se ka Finalizuar operacionin e koduar “Kanina”.
Vihet në pranga i kërkuari, i dënuar me 12 vite burg, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas angazhimit maskimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe personave në kërkim.
Seksioni i Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e narkotikëve pranë DVP Vlorë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kanina”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar, Gladiol Metushaj, 43 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të formës së prerë, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
20/04/207:13

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
20/04/207:13

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
20/04/207:13

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
20/04/207:13

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
20/04/207:13

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
20/04/207:13

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
20/04/207:13

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
20/04/207:13

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
20/04/207:13

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
20/04/207:13





Rezervime

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
20/04/207:13

Vila Alvin, Apartament 1+1
20/04/207:13

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
20/04/207:13

Apartament 1+1
20/04/207:13

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
20/04/207:13
Suvenire

Suvenire nga Saranda
20/04/207:13

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
20/04/207:13

Suvenire nga Saranda
20/04/207:13

Suvenire nga Saranda – Shegë
20/04/207:13

Suvenire nga Saranda
20/04/207:13



