OFL në Sarandë! I dorëzon formularin të akuzuarit për grabitje mbi 3 mln €

19/06/2011:15

Shperndaje:


Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë tre emrave të tjerë, në Sarandë, Vlorë dhe Elbasan. Në fakt dy janë emrat e skeduar, ndërsa i treti duhet të justifikojë pasurinë për shkak të lidhjes familjare.
Emri i parë është Klaudjos Dervishi banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për vjedhje e mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai akuzohet edhe nga autoritetet gjermane për grabitje me vlerë prej 3.1 milionë euro, ndërsa dënimin po e kryen në Shqipëri.
Por pasurinë duhet ta justifikojë sipas OFL-së edhe familjari i tij Myftar Dervishi banues në Vlorë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.