

Njoftim punësimi për disa pozicione pune në Bougainville Bay


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
– Banakier/e
– Recepsionist/e
– Punonjes Plazhi
– Shitese
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose te telefonojne ne numrin
+355686082912
Banakier (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay
Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
Përgjegjës për furnizimet dhe inventarin e banakut;
Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për
shërbim;
Identifikojnë klientët për t’u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e
alkoolit dhe produkteve të duhanit;
Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
Diploma në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Fleksibilitet me orarin e punës;
Punonjës Plazhi
Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
Përgjegjës në dhënien e një shërbimi korrekt, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të
gjithë klientët;
Të kenë eksperienca të mëparshme në këtë fushë;
Të jenë të aftë të kryejnë detyrat në kohë dhe sipas standarteve të përcaktuara;
Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese;
Aftësi për të mbajtur marrëdhenie të mira me punonjësit e tjerë;
Të jenë të gatshëm për punë në turne /orare të zgjatura;
Të jenë korrektë;
Njohuri bazë të gjuhës Angleze. Gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
Recepsionist (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort
& SPA .Te jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë profesionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë;
Ndjek veprimet e përditshme në hotel, dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet dhe
procedurat;
Informon klientët me politikat dhe procedurat e pagesave në check –in;
Koordinon me departamentin e housekeeping në lidhje me azhornimin e dhomave dhe
koordinon kërkesat/nevojat për mirëmbajtje dhe riparime;
Të kenë njohuri për qytetin, zonën përreth dhe atraksioneve të tjera për t’u siguruar klientëve të
gjithë informacionin e kërkuar;
Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit;
Janë fleksibile në bazë të nevojave të hotelt;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Diplomë Universitare në Hoteleri Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh;
Të kenë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm);
Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
Të jenë të paraqitshëm;
Të njohin paketën Microsoft Office;
CV-të të shoqërohen me foto;
Të jenë korrektë;
Shitëse
Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
Të ketë eksperienca të mëparshme në këtë fushë;
Të sigurojë një shërbim cilësor dhe profesional ndaj klientëve;
Të kujdeset për pamjen dhe sistemimin e dyqanit;
Të tregojë dëshirë dhe rezultate të dukshme për të plotësuar objektivat e shitjeve;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
Aftësi për të mbajtur marrëdhenie të mira me punonjësit e tjerë;
Të jetë e gatshme për punë në turne /orare të zgjatura;
Të jetë korrekte;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
Ofrohet:
Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose te telefonojne ne numrin
+355686082912



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
02/07/2016:16

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
02/07/2016:16

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
02/07/2016:16

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
02/07/2016:16

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
02/07/2016:16

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
02/07/2016:16

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
02/07/2016:16

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
02/07/2016:16

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
02/07/2016:16

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
02/07/2016:16






Rezervime

The City View Penthouse
02/07/2016:16

River & Sea Side Apartament
02/07/2016:16

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
02/07/2016:16

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
02/07/2016:16

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
02/07/2016:16
Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
02/07/2016:16

Suvenire nga Saranda
02/07/2016:16

Suvenire nga Saranda – Shegë
02/07/2016:16

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
02/07/2016:16

Suvenire nga Saranda
02/07/2016:16




