Njoftim punësimi nga Coca-Cola Bottling Shqipëria

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura ndërkombëtare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster, Cappy Pulpy.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
EKZEKUTIV SHITJESH
për zonën e Sarandës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:
Roli dhe përgjegjësitë:
• Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
• Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
• Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
• Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
• Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
• Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
Aftësitë dhe kualifikimet:
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
• Të ketë dëshirë të punojë në terren.
• Leje drejtimi automjeti.
• Të banojë në Sarandë.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: [email protected], brënda datës 10 Prill 2018.
Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta.