Nesër Festivali i Manderinës në Konispol. Ja detajet e Festës

festa e manderinës
Megjithëse nuk është njoftuar publikisht nga organizatorët, Saranda Web ka mësuar se i ftuari i nderit në Festivalin e Manderinës   do të jetë  kryeministri i vendit z. Edi Rama.
Bashkia e Konispolit, pas zgjerimit të saj duke përfshirë edhe  territoret e ish- Komunës Xarrë, nesër organizon Festivalin e Manderinës. Ky aktivitet organizohet nga AAC – Lushnja në kuadër të Programit SAVS të financuar nga USAID/Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Konispol.
“Festivali Mandarinës 2015” organizohet ditën e shtunë, datë 12 Dhjetor 2015, nga ora 10:00 deri në orën 16:00 në qendrën e fshatit Mursi, Bashkia Konispol.

Gjatë këtij aktiviteti do të ketë edhe një konkurs vjeljeje të manderinave, Gjithashtu do të ketë edhe lojra argëtuese dhe koncert me këngë e valle të krahinës.