NDODHI EDHE KJO: Vjedhin plehun gjatë natës

10/03/1718:27

Shperndaje:


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës së kaluar.
Bëhet fjalë për vjedhjen e disa thasëve me pleh kimik në një magazinë në fshatin Mursi, Bashkia Konispol.
Dyshimet e para bien mbi kultivuesit e kanabisit, pasi mendohet se ata e kanë vjedhur plehun jo për vlerën e tij, por më shumë për të shmangur dyshimet se për çfarë do ta përdornin ata plehun.
Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Autorët nëse identifikohen do të përballen me nenin 134 të Kodit Penal.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.