Ndahet nga jeta Qytetari i Nderit të Sarandës

26/07/1818:58

Shperndaje:


Adem Demaçi, aktivisti i çështjes kombëtare u shua në moshën 82-vjeçare. Demaçi njihet si simbol i përpjekjeve për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë.
Adem Demaci prej vitesh kishte blerë një apartament në Sarandë ku kalonte disa muaj të vitit. Keshilli Bashkiak Sarande ne vitin 2013 e kishte shpallur ate Qytetar Nderi i Sarandës.
Aktivisti i njohur, Adem Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur lajmin sot gjatë seancës plenare, teksa po diskutohej dialogu Kosovë-Serbi.
Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë, por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Demaçit.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.