Merr flakë gomonia e policisë, plagoset polici

22/08/1619:24

Shperndaje:


skafi himareMerr flakë gomonia e policisë, plagoset polici. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku sipas informacioneve të para ka  rënë zjarr në një nga gomonet e Portit të Policisë Kufitare në Himarë, ku është dëmtuar pjesërisht gomonia gjithashtu edhe drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi me inicialet B.I., 46 vjeç, banues në Himarë (Punonjës i Policisë Kufitare Himarë), i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, jasht rrezikut për jetën.
Paraprakisht policia njofton se zjarri është shkaktuar për pasojë të një shkëndije elektrike në momentin kur drejtuesi i gomones ka qenë duke kryer shërbimet përkatëse të nxjerrjes së ujit, nëpërmjet ndezjes së pompës.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.