Sekuestrohen 36.3 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet, ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.
Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip “Peugeot” është konstatuar se në pjesën e bagazhit ishte fshehur një sasi me lëndë narkotike, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e saj.
Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.
Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.
Sekuestrohen 36.3 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi.Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë …
Gepostet von Saranda Web am Montag, 13. Januar 2020