Mbyllet dosja, vrasja e ’97 në Sarandë mbetet pa autor

21/10/1817:56

Shperndaje:


Prokuroria e Sarandes ka mbyllur perfundimisht pas me shume se 21 vitesh dosjen e vrasjes se ish-futbollistit te “Butrinti”, te mirenjohurit Zoi Dhima. Ne vendimin e dates 17.10.2018, Gjykata e Sarandes, pas kerkeses se Prokurorise argumenton: “Gjykata konkludon që të pranojë kërkesën e organit të akuzës dhe të pushojë cështjen që i përket procedimit penal nr.02 te vitit 1998, pasi del qarte se në rastin e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga neni 76 dhe 278 i Kodit Penal, ndjekja penale për këtë vepër penale tashmë është parashkruar dhe si e tillë duhet të pushojë.

Ngjarja e rende, sipas vendimit te Gjykates, ka ndodhur në datën 18.05.1997, rreth orës 12:00, në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës, në afërsi të nje lokali, ku është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar shtetasi Zoi Jani Dhima, banues në Gjashtë-Sarandë.

Plumbat kanë ardhur nga një skaf që erdhi nga deti, dhe në ngjarje ka mbetur i plagosur edhe shtetasi L.L.Pasi janë kryer veprimet hetimore dhe nuk është arritur të identifikohet autori i vrasjes, me vendimin e datës 13.07.1998, është pezulluar kjo çështje dhe i ka kaluar për veprime hetimore Komisariatit të Policisë Sarandë, për shkak së nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit të kryerjes së veprës penale.

Në referencë të nenit 66, paragrafi i parë, gërma b , të Kodit Penal sipas të cilit “Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.