Mbushën automjetin me 72 kg kanabis në kufi, arrestohen 2 persona

30/10/2011:43

Shperndaje:


Policia greke ka sekuestruar në një automjet një sasi prej 72 kg kanabis.
Automjeti është ndaluar për kontroll në Asproklisi, vetëm pak kilometra nga kufiri shqiptar, nga ku mendohet se është bërë kalimi i sasisë së kanabis.
Pas kontrollit në automjetin ku udhëtonin 2 persona, është konstatuar se në të ishin fshehur 72 kg kanabis.

Policia greke ka arrestuar 2 personat, të cilët do të dalin përpara Prokurorit të Igumenicës për tu përballur me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.