Manastiri i Shën Mërisë, Kakome

 

Manastiri i Kakomesë, ndërtim i shek.XVIII, ndodhet rreth 10km nga Saranda në rugën e Bregut, 1 km larg plazhit të Kakomese ne bregdetin Jon.
Manastiri ka një kullë ngujimi të fortifikuar në skajin Verilindor të oborrit. Në qëndër të kompleksit ndodhet kisha e Shën Mërisë, ndërtim i shek.XVI-XVII me hajat në anën perëndimore dhe me pikturë murale në brëndësi.
Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidal me dimesione të brendëshme 6,80 x 3,70 m. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambjenti i altarit nga 3 dritare të vogla.
Çatia është e mbuluar me tjegulla, është dyujëshe duke patur më të ngritur pjesën që i takon krahëve jugorë dhe veriorë te kryqit qe afron me bazilikat me kupolë.
Pjesët këndore të naosit janë të mbuluara me qemerë cilindrikë, të cilat hapen ndaj nefit qëndror. Në brendësi të kishës, mbi 4 kollona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqësh.
Ambjentet e tjera te Manastirit jane te rrenuara dhe pa cati. Dikur ne kete Manastir ka funksionuar shkolla per vajza dhe djem. Thuhet se prone e Mastirit te Kakomese ka qene edhe nje vapor, gravure e te cilit ndodhet e pikturuar ne muret e tij.
.

Like & Share
Loading...
loading...
loading...

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.