

KUJDES ! Ka policë që nuk korruptohen as me 100 mijë lekë


Rasti ka ndodhur në Vlorë, por ende nuk dihet nese punonjesit e policise ishin nen survejim kamerash apo vertete refuzuan oferten e majme.
Iu ofron ryshfet punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga masa administrative !
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
– Artan Balliu, 40 vjeç, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi për arsye se:
Më datë 08.02.2017, në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec pranë kryqëzimit të Triportit, punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor, kanë ndaluar automjetin tip Mercedes-Benz me targë VL 1542 C, me drejtues shtetasin Artan Balliu-n, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtij mjeti është konstatuar se ishin jashtë afateve.
Duke qenë në këto kushte, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’u japë 10.000 lekë (dy copë me prerje 5.000 mijë lekë) punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative dhe të mos i bllokohej automjeti.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– automjetin Mercedes-Benz,
– dy kartëmonedha me prerje 5.000 lekë (në total 10.000 lekë)
– dokumentacionin e skaduar të mjetit, etj.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Radhë të gjata në zyrat e aplikimit për pasaporta, asnjë masë për përmirësimin e shëbimit
09/02/178:34

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
09/02/178:34

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
09/02/178:34

Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks
09/02/178:34

Policia: Bllokuam një skaf, hyri në zonën e kufizuar, pronarit gjobë 1.1 milion lekë – VIDEO
09/02/178:34

VIDEO – Shpella e Shën Marinës – Bogaz, Konispol
09/02/178:34

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
09/02/178:34

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
09/02/178:34

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
09/02/178:34

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
09/02/178:34






Rezervime

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
09/02/178:34

Hotel IL CONTE DI MONTE CRISTO
09/02/178:34

Apartament Ionian Saranda Sea
09/02/178:34

River & Sea Side Apartament
09/02/178:34

Apartament për pushime në Sarandë.
09/02/178:34
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
09/02/178:34

Suvenire nga Saranda
09/02/178:34

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/02/178:34

Suvenire nga Saranda
09/02/178:34

Suvenire nga Saranda
09/02/178:34




