

Kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hapet, s`na ndau Lufta e s`duhet të na ndaj Covid



Kryetari i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë nuk i ka ndarë lufta dhe nuk duhet t’i ndajë as pandemia Covid-19.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se kufijtë midis dy vendeve duhet hapur, por me kujdes të shtuar duke përfillur rekomandimet për përdorimin e masave mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.
“Ne në vazhdimësi kemi pasur kontakte dhe më të vërtetë ekziston një shqetësim i përgjithshëm i qytetarëve të Kosovës të cilët Shqipërinë e kanë si destinacionin e vetëm për pushime”.
“Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë nuk i ka ndarë as lufta dhe nuk duhet t’i ndajë as pandemia. Hapja e kufijve është e mundur sepse aktualisht nuk e kemi as 500 numrin aktiv të personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë dhe Shqipëri”.
“Ne i përcjellim raportet e mjekëve dhe kemi deklarimet e ditëve të fundit që thonë se deti është një faktor shumë i mirë për mospërhapjen e pandemisë”.
“Nuk mendoj se jemi herët – tash e tutje duhet të kemi kujdes. Kjo pandemi do të na përcjellë për një kohë të gjatë. Jam i mendimit që kufijtë duhet të hapen, por duhet ta kemi kujdesin e shtuar – të përdoren mekanizmat përkatës dhe të fillojë turizmi dhe transporti në mënyrë të organizuar”.
Kurtishaj ka uruar që më datën 1 qershor të këtij viti do të mund të hapen kufijtë ndërmjet dy vendeve në mënyrë që qytetarët të mund të shkojnë në pushime për t’u relaksuar nga situata me Covid-19.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Crossfire, nga Gjergji Mano dhe Ibrahim Bajrami. E ftuar kryetarja e PD Sarande Manjola Nikollo
14/05/2021:04

Reportazh në tokën e agrumeve: Vit i mbarë në prodhimin dhe shitjen e mandarinave
14/05/2021:04

4 çunat nga Saranda pjesë e bandës kriminale ESKO në Greqi. Policia publikon emra dhe foto
14/05/2021:04

Bashkia Sarandë projekt për ndërtimin e një qendre për strehimin e qenve të rrugës – VIDEO
14/05/2021:04

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SARANDË, 25 Nëntor 2022 – VIDEO E PLOTË
14/05/2021:04

ADRIATIK LAPAJ: ASKUSH NUK I PRET DOT IDETË
14/05/2021:04

PUNO NGA SHTËPIA – Kërkohen meshkuj & femra mosha 18-60 vjeç që flasin greqisht.
14/05/2021:04

Akti i prerjes së luleve, reagon Adriatik Lapaj: Ne do të mbjellim përsëri…
14/05/2021:04

Blendi Klosi: Është emergjencë ndërtimi i Shëtitores Turizëm – Kanali i Çukës – VIDEO
14/05/2021:04

Dhunoi babain, Policia: I gjetëm në shtëpi një thikë dhe një çekiç. Prangoset
14/05/2021:04





Rezervime

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
14/05/2021:04

Apartament 1+1 me pishinë
14/05/2021:04

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
14/05/2021:04

Dhoma Ksamil
14/05/2021:04

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
14/05/2021:04
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
14/05/2021:04

Suvenire nga Saranda – Shegë
14/05/2021:04

Suvenire nga Saranda
14/05/2021:04

Suvenire nga Saranda
14/05/2021:04

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
14/05/2021:04



