Kapet hajduti në Ksamil, hyri për vjedhje në shtëpi


Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi R. C., 37 vjeç, banues në fahatin Bolenë, Vlorë.
Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi është kapur duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit G.A në Ksamil.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Komisariatit të Policisë Sarandë.