Kapet autori i plagosjes së djeshme në Ksamil

24/07/2010:10

Shperndaje:


Sarandë
Kapet dhe arrestohet nga Policia autori i plagosjes së djeshme në Ksamil dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Arrestohet një 18- vjeçar, banues në Konispol dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, 33 vjeçar, banues në Shëndëlli.

Më datë 23.07.2020, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerës një shtetas, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.