Kapën hajdutin dhe ja dorëzuan policisë, shikoni si e pësuan

 Tre shtetas nga Çuka janë arrestuar nga Policia e Sarandës me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.
 Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Çukë, ku shtetas kanë pretenduar se kanë kapur hajdutin e vjedhjes së sendeve të tyre dhe pasi kanë njoftuar policinë, e kanë mbajtur në automjetin e tyre deri në momentin kur të mbërrinte policia.
 Pas mbërritjes së policisë, personi i kapur si hajdut ka mohur vjedhjen dhe ka pretenduar se është mbajtur peng nga personat.
 Pas kësaj policia ka arrestuar 3 personat me akuzën e  Nenit 110 – Heqja e paligjshme e lirisë, ndërkohë që personi i akuzuar si hajdut është lënë i lirë.