Policia Kufitare e Sarandës thotë ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin:
–  Ilir Avduramani, 46 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë Bot, Sarandë, pasi ky shtetas ka tentuar të dalë jashtë shtetit në drejtim të Greqisë bashkë me djalin e tij (rreth 3 vjeç), për të cilin nuk kishte prokurë të posaçme nga bashkëshortja e tij.
Në këto kushte, Avduramani, ka tentuar të korruptoje punonjësin e policisë kufitare (kontrollonin e turnit) duke i ofruar atij 500 lekë, brenda dokumentacionit që kishte për të dalë jashtë shtetit.

loading...
loading...

 

Postoni komentin tuaj për shkrimin
Loading...