I zhdúkúr 13 vite më parë në Sarandë/ Dëshmia në “Pa Gjurmë”: E takova vjet në Danimarkë
Shenja jete për të riun dibran, që humbi gjurmët krejt papritur nga Saranda, në vitin 2007.
Taulant Cara nuk arriti të pinte kafen e mëngjesit me vëllanë e tij Gentin, pasi la porosinë dhe shkoi tek berberi. Që nga ai moment nuk u pa më.
Nga ajo ditë kaluan 13 vite dhe i pari informacion i rëndësishëm, që mbërrin për familjarët është dëshmia që erdhi në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Një zotëri nga Dibra pretendon se është takuar me 33-vjeçarin në kryeqytetin danez, Kopenhagen.
Madje ai tregon detaje të takimit që ka ndodhur në gusht të vitit 2019, me djalin për të cilin dyshohet se është i riu që kërkohet në ‘Pa gjurmë’.
“Në gusht të 2019 e kam takuar këtë djalë. Ai ndodhet në Danimarkë dhe jam i sigurt për këtë. Madje ishte së bashku me një maqedonas. Unë e kam takuar në Kopenhagen të Danimarkës. Folëm gjatë dhe duke biseduar i thashë se jam nga Dibra, madje dhe ai më më pohoi të njëjtën gjë se ishte po nga i njëjti qytet. Madje ai më tregoi se nga Tirana ishin shpërngulur me familjen në Sarandë. Tha se kishte vite në Danimarkë që jetonte dhe punonte në ndërtim me disa shqiptarë të Kosovës dhe shtetas maqedonas. Kur e pyeta si quhej, më tha se emri i tij është Taulant Cara. Ka shumë ngjashmëri me fotot. Më tha se kishte shumë kohë që nuk vinte në Shqipëri”, tha ai.
Nga përshkrimi i hollësishëm, që dha dëshmitari në një lidhje telefonike në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’, familjarët e shohin si një dritë jeshile, për djalin e tyre, informacion që përkon mjaft me të dhënat e Taulant Carës që kërkohet prej dy vitesh në emisionin ’Pa Gjurmë’. Ishte data 7 korrik 2007, kur pasi festoi 18-vjetorin Taulanti u zhduk papritur nga Saranda.
Ai kishte porositur kafenë bashkë me të vëllanë, duke i thënë këtij të fundit se duhet të shkonte tek berberi. Porosia erdhi, por Taulanti jo. Kjo vonesë shqetësoi familjen të cilët u vunë në kontakt me berberin në lagje, kur ky i fundit i pohoi se Taulanti ishte takuar me dy djem që dukej se i njihte, të cilët po e prisnin jashtë. Genti telefon të vëllanë, por Taulanti e kishte lënë në shtëpi telefonin. Kohë më parë i kishte pohuar nënës se po të kishte fatin për t’u larguar, nuk do të kthehej më. Pohim i cili ngriti pikëpyetje të mëdha, mbi arsyet që mund të ketë pasur i riu nga Dibra për të humbur gjurmët.
VIDEO në youtube https://youtu.be/1oI1sVXzNFs
https://youtu.be/1oI1sVXzNFs
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
22/07/2016:47
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
22/07/2016:47
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
22/07/2016:47
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
22/07/2016:47
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
22/07/2016:47
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
22/07/2016:47
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
22/07/2016:47
Colosseum Hotel Restaurant kërkon të punësojë Banakier/e dhe Sanitare hoteli. Me akomodim
22/07/2016:47
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
22/07/2016:47
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
22/07/2016:47
Rezervime
Apartament 1+1
22/07/2016:47
Dhoma teke, Hotel Mesopotam
22/07/2016:47
Apartament per pushime ne Sarande
22/07/2016:47
Apartamenti 6 – Vila Stupende
22/07/2016:47
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
22/07/2016:47
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
22/07/2016:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
22/07/2016:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
22/07/2016:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
22/07/2016:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
22/07/2016:47