I riu konfliktohet dhe kërcënon me një person, Policia: I hodhëm prangat!

17/08/209:36

Shperndaje:



Komisariati i Policisë Sarandë njofton se ka arrestuar në flagrancë një shtetas 32 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i tij është bërë pasi ky shtetas ditën e djeshme dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kanosur me një shtetas për motive të dobëta.

Policia njofton gjithashtu se ky i fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.