Goditi 4 automjete në gjendje të dehur, arrestohet nga Policia

• Sarandë, arrestohet shtetasi A.M., 52 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur 4 mjete të tjera të parkuara pranë rrugës së spitalit duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.