Fillon shpërndarja e prodhimit të ri të kanabisit. Policia arreston 1 person, e spiunuan

11/09/169:42

Shperndaje:


img-20160911-wa0002Policia e Sarandës thotë se ka finalizuar operacionin anti kanabis, të koduar “PRITJA”.
Sekuestrohen 6.55 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva
Në pranga autori (drejtuesi i mjetit)
Policia bllokon mjetin me të cilin transportohej lënda narkotike !
Arrestohet në flagrancë shtetasi Zef Ramaj, 44 vjeç, banues në Çukë.
Policia e Sarandës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni, nëpërmjet të cilit duke qenë në ndjekje të automjetit tip “BMV” me targë AA 539 KN, është bërë bllokimi i tij si dhe arrestimi në flagrancë i drejtuesit të këtij mjeti (Zef Ramaj) në aksin rrugor Delvinë – Sarandë pranë vendit të quajtur “Ura e Kranesë”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia ka gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 6.55 kg, të llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 6 pako, mbështjellë me qese plastike të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në pjesën e poshtme të bagazhit të këtij mjeti.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 6.55 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva
– 1 automjet tip “BMV” me targë AA 539 KN

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.