Turistët e huaj aksion për pastrimin e plehrave në Sarandë

23/11/1813:40

Shperndaje:


 

Për më shumë se 4 orë një grup turistësh të huaj kanë punuar për pastrimin e plehrave në Sarandë.
Aksioni i tyre është zhvilluar në një prej pikave më të ndotura, e cila ndodhet pranë shkollës Adem Sheme, kopshtit nr. 4 dhe Shtëpisë së Fëmijëve.
Sasia e plehrave në këtë zonë ka qenë jashtëzakonisht e madhe, aq sa për largimin e tyre kanë shkuar 3 kamionë.
Në mbështetje të turistëve kanë shkuar edhe aktivisti Adriatik Lapaj dhe aktivistët Aneta Mihali dhe Bledi Budo.
Të impresionuar nga ky veprim i turistëve të huaj, pronarët e Pizza Savos në shenjë mbështetjeje dhe falenderimi ka shtruar një tavolinë në nder të tyre.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.