Situata e Butrintit: Ora për marrjen e përgjegjësive

24/09/1817:52

Shperndaje:


I ndodhur per te tretin vit  radhas ne Kategorine e Dyte dhe pas 2 takimesh te luajtuara, Butrinti gjendet ne kuoten e 0 pikeve  te grumbulluara dhe 0 golave te shenuar. Humbja e djeshme ne Sarande perballe ekipit te Kelcyres ka zemeruar jo pak tifozerine e Butrintit, aq sa te pyrsim se cfare po ndodh ku po shkojme.
Odisea Cipa, ish drejtues i ekipit, por i larguar ne rrethana te cilat ai i ka komentuar si “largim i organizuar nga klanet e sportit ne bashki”, ne nje prononcim per Saranda Web shprehet se situata ne te cilen ndodhet ekipi kerkon marrje pergjegjesish.
Cfare mund te thuash per futbollin e Sarandes?
Tregojne vet rezultatet, tregojne shkallet boshe te stadiumit.
E katandisen shume keq futbollin, faji kryesor eshte i atyre qe drejtojne Futbollin dhe Sportin ne Bashkine Sarande.
Nuk mund te fajesosh Trajnerin nga momenti qe nuk ka mbikqyrje, uji qe qendron shume ne nje vend mba ere.
Personat pergjegjes nuk raportojne situaten reale te Kryetarja e Bashkise.
Fondet jane te mjaftueshme perse nuk vihen pikat mbi i.
Cfare jane keta keta lojtare jabaxhinj qe marrin? Saranda ka shume djem dhe i ndoqen ne Delvine.
Cfare bejne Drejtuesat e Sportit?
Luajne kazino?!
Nese ka faj Trajneri, perse nuk e heqin?
Nese nuk marrin masa ta japin me koncesion…
Por me dhemb se aty lash rinine, ashtu si une dhe shume Sportista te vjeter, na larguan nga fusha!
Une jam i gatshem t’i sherbej futbollit edhe pa leke. Ju e dini, une jam Trajner dhe partia ne pushtet me hoqi!
I lutem Zotit te vere dore te rregullohet Futbolli, jam i gatshem te kontriboj per ekipin, pavaresisht qe nuk me duan personat qe drejtojne Sportin dhe qe servirin genjeshtra ndaj njerezve te ndershem.
Faleminderit dhe i uroj suksese ekipit.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.