Shpëtohen pas 24 orësh katër alpinistët në Murganë/ Emrat

12/03/1814:59

Shperndaje:


-Merr fund tmerri për katër alpinistët që u bllokuan prej ditës së djeshme në malin Murgana afër fshatrave Zminec dhe Sotirë, në kufi me Greqinë.
Ata janë shpëtuar mesditën e sotme pas ndërhyrjes me një helikopter.
Alpinistët u bllokuan pasi ranë në një gropë në mal. 24 orë më pas Florentin Muho 25 vjeç, Joan Dhandili 25 vjeç, Theodhori Dhima dhe Enea Lici u shpëtuan.
Joan Dhandili është pjesë e Forcave të Armatosura, po ashtu edhe Florentin Muho është komando. Ata kishin vendosur para dy ditësh që të ngjiteshin në malin Murgana, por dje aksidentalisht ranë në një gropë duke u bllokuar. Kontakti i fundit me familjen ka qenë dje pasdite, të cilët njoftuan më pas policinë për të ndërhyrë.
Në orët e para të paradites së sotme përmes një helikopteri nga Tirana që u erdhi në ndihmë policisë lokale dhe zjarrfikësve katër alpinistët u shpëtuan.
Alpinistët, njëri nga Dropulli dhe tre nga Gjirokastra kanë plagë të lehta, ndërsa janë tronditur nga ajo që ndodhi, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.