Në Spitalin e Delvinës vizita nga mjek nevrokirurg

30/11/1820:55

Shperndaje:


 

Falë interesimit të Drejtoreshës së Spitalit Delvinë Brunilda Meleqi, Shoqates se emigranteve ne Greqi dhe Bashkise Delvine një prej mjekëve më të mirë në Greqi do të ofrojë shërbime falas për qytetarët e Delvinës.

Ditën e sotme janë kryer vizitat e para, të cilat do të vijëjnë edhe nesër dhe të dielën, por edhe cdo javë sipas një grafiku ku pacientët do të regjistrohen në Spitalin e Delvinës.
Në takimin e sotëm drejtoresha e Spitalit të Delvinës Brunilda Meleqi u shpreh: Puna dhe përkushtimi maksimal filluan të shfaqin frytet, me ne fund lajme të mira per Spitalin e Delvinës dhe komunitetin e Delvines. Spitalit te Delvinës po i bashkohen Mjekë specialist nga me te mirët. Në ditët në vijim në Spitalin e Delvinës do të mbërrijnë të tjerë mjekë specialist dhe se banorët e Delvinës meritojnë më të mirën.

Mjeku Skevos Poullas do të ekzaminojë pacientë të cilët kanë probleme në lidhje me shtyllën kurrizore, sic jane fryrje hernie – diskale, inflamacione te rrenjeve nervore, semundje disk degjenerative te shtylles kurrizore po ashtu eshte i predispozuar te shohe edhe raste me probleme hidrocefalie, tumore ose hematoma, te shkaktuara nga hemorragji te eneve te gjakut ose nga aksidente.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.