Denoncimi i 17-vjecares: Më ka marrë për të trafikuar në Greqi

10/10/1810:42

Shperndaje:


Tenton të trafikojë një shtetase të mitur, kapet në flagrancë nga policia.
Arrestohet në flagrancë shtetasi: Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.

Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga një shtetëse 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.
Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.
Gjithashtu, sipas policisë Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.