Arrestohet sarandioti me 57 kg kanabis në Qafë Botë

03/12/1817:47

Shperndaje:


 

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip “Ford” me drejtues shtetasin F.C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimit e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja , e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.