Arrestohet për zjarrvënie

14/09/189:47

Shperndaje:


Sarandë
Policia arreston në flagrancë një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme.
Arrestohet në flagrancë një shtetas
25 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
Arrestimi i tij sipas policisë u bë pasi më datë 12.09.2018, ky shtetas u kap në flagrancë duke i vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Haliqe” Shalës.
Zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të shtetasve A.Sh dhe B.Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.