Aksion blic i AKU Sarandë, sekuestrim i mallit jashtë kushteve higjeno-sanitare

13/02/1821:25

Shperndaje:


AKU Sarandë ka zhvilluar mbrëmjen e sotme  një aksion blic në rrugën Qafë Muzinë – Delvinë.
Gjatë aksionit është ndaluar një automjet, në të cilin transportohej mish jashtë kushteve higjeno-sanitare.
Mësohet se mishi  vinte nga Greqia dhe kishte destinacion tregun e qyteteve të Delvinës dhe Sarandës.
AKU Sarandë  ka sekuestruar gjatë këtij aksioni 250 kg mish.
Disa muaj më parë AKU Sarandë bllokoi tregun e prodhimeve të detit, i cili funksiononte në një rrugë pranë portit jashtë cdo kushti higjeno-sanitar.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.