Ende asnjë ndihmë nga Bashkia Sarandë për familjen e dëmtuar nga zjarri

11/11/1618:37

Shperndaje:


Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e ndodhur dje në mesditë në Sarandë, nga ana e Bashkisë Sarandë dhe institucioneve të kujdesit social, nuk ka patur asnjë reagim. Madje asnjë nga punonjësit e këtyre institucioneve nuk është interesuar fare as t`i shikojë qoftë edhe për tu dhënë kurajo njerëzore. Familja prej anëtarësh humbi në banesën ku jetonte me qera gjithçka kishin, duke filluar nga orenditë shtëpiake deri në rrobat e trupit.
Në një komunikim me Saranda Web ata shprehen tepër të zhgënjyer ndaj Bashkisë Sarandë, e cila nuk i ka ofruar asnjë ndihmë, qoftë ushqimore apo për tu ardhur në ndihmë me strehim provizor. Familja me 3 fëmijë të mitur, vetëm në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është strehuar nga një nga familje tjetër në shtëpinë e tyre, pasi i gjetën në rrugë në kushte të vështira dhe të paushqyer.
Gjatë ditës së sotme, kryefamiljari është paraqitur pranë bashkisë Sarandë pas një bisede informale me një nga 4 nënkryetarët e bashkisë. Por edhe atje i kanë përcjellë, duke u thënë të paraqiten përsëri të hënën ose të martën. Askush nuk as më të voglin dyshim për papërgjegjshmërinë që mbizotëron në institucionin e Bashkisë Sarandë, por që të mos kishin as ndjeshmëri njerëzore, kjo e tejkalon imagjinatën.
Bashkia Sarandë duhet të ushtronte detyrimin e saj ligjor ndaj kësaj familjeje që prej mesditës së djeshme, duke i ardhur në ndihmë me ushqim dhe strehim nga fondi i saj për emergjenca.
Fatkeqësisht, familja e dëmtuar nuk ka famën e familjes Klinton, që të mblidhej Këshilli Bashkiak me emergjencë, të merrte vendime antiligjore dhe këtë ta bënte edhe me bekimin e këshilltarëve të opozitës.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.