Drejtonte mjetin i dehur dhe pa patentë, arrestohet

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” një shtetas 35 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Berat.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë pranë “Kanalit të Çukës”, pasi sipas policisë, ai u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës dhe në gjendje të dehur.