Digjet banesa në periferi të Sarandës

digjet banesaDigjet banesa në periferi të Sarandës. Një zjarr i rënë në një banesë në periferi të Sarandës, në fshatin Metoq, ka shkrumbuar plotësisht atë. Mësohet se në banesë nuk ka patur asnjë person, pasi familja ndodhej në Greqi. Sipas burimeve të para bëhet e ditur se zjarri fillimisht ka shpërthyer në një ambient që përdorej për depozitimin e bazës ushqimore për bageti. Ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.