Dhuna në familje, në 24 orë 3 gra denoncojnë burrat

 

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se 

Më datë 24.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për nje shtetas vjeç 45, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases  vjeçe 35, banuese në Sarandë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për nje shtetase vjeçe 32, banuese në Sarandë, pasi ish bashkëjetuesi vjeç 35, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për nje shtetase vjeçe 37, banuese në Sarandë, sepse bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.