Dëshmia horror nga Shtëpia e Fëmijëve në Sarandë: 2 vajza i zhveshën lakuriq dhe i rrahën

18/10/2222:13

Shperndaje:

Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk kanë të sosur. Një djalë nga Shtëpia e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, tregon se në këtë institucion fëmijët i keqtrajtojnë. Ai tregon se shpesh mësueset thërrasin policë që nuk lejohet të hyjnë brenda dhe këta të fundit, i ulin në gjunjë dhe i rrahin fëmijët për gabime të zakonshme.

Djali thotë, se njëherë dy vajza 14 vjeçare, i zhveshën e i rrahën. Më pas vajzat u transferuan në Shkodër. Situata të tilla, sipas djaloshit, bëhen në sy të drejtoreshës dhe psikologes.

VIDEO https://youtu.be/dd-fK9EHyBA

I mituri: O xhaxhi, a ke një cigare të vogël?

Qytetari: Po, mo. Çfarë bën?

I mituri: Hiç.

Qytetari: Si e ke emrin?

I mituri: XXXX.

Qytetari: Nga të kemi?

I mituri: Nga konvikti.

Qytetari:  Je në shkollë?

I mituri: Po.

Qytetari: Këtu tek kjo shenja “Adem Shemja”?

I mituri: Po.

Qytetari: Në çfarë klase?

I mituri: Në klasë të gjashtë.

Qytetari: Ju flini këtu në konvikt?

I mituri: Po.

Qytetari: Po nga shkon kështu? Nga e shtyn kohën pasdite e kështu?

I mituri: Po dal, nganjëherë rri në konvikt.

Qytetari: Po keni me çfarë të luani në konvikt apo…?

I mituri:  He me çfarë luajmë? Me një televizior.

Qytetari: Me televizior? Vetëm 1 televizor keni?

I mituri: Hë.

Qytetari: Po sa veta jeni aty?

I mituri: 30.

Qytetari: Po pse të sollën nga Tiranë këtu?

I mituri: Nuk kishte mundësi babai të më mbante.

Qytetari: Po sa vjeç je ti?

I mituri: 13 vjeç.

Qytetari: Çfarë ju japin për të ngrënë atje?

I mituri: Pllaqi, kështu gjellë.

Qytetari: Po lëviz unë, vij të takoj pastaj.

I mituri: Faleminderit.

Takimi i dytë:

Qytetari: Si të kam?

I mituri: Mirë.

Qytetari: Çfarë bëre dje? Nga ishe?

I mituri: Ja më, xhiro.

Qytetari: Pse nuk ke shkuar në konvikt sot?

I mituri: Nuk vajta.

Qytetari: Çfarë bëre dje? Çfarë hëngre dje në darkë?

I mituri: Hiç, vetëm atë që më dhe ti. Nuk hëngra se u ngopa shumë.

Qytetari: Po sa veta jeni ju atje? Çuna, goca?

I mituri: 30. Po.

Qytetari: Në çfarë moshe janë?

I mituri: Deri në 15 vjeç dhe pastaj nga 15-të ikën ose në Shkodër, ose në Tiranë.

Qytetari: I ke frikë policët?

I mituri: Pak.

Qytetari: Pse?

I mituri: Të rrahin, po bëre gabime të rrahin.

Qytetari: Po kor nuk i ke marrë frikë ti. Kush ishte ai që të rrahu?

I mituri: Ka qenë njëri, po ka qenë në karantinë dhe më rrahu në sy të mësueseve dhe mësueset nuk bënë gjë dhe madje nuk lejohen të futen policat brenda, por ato mësueset i lejojnë.

Qytetari: E mban mend si fytyrë atë që të ka rrahur?

I mituri: Po e mbaj mend dhe madje e njoh.

Qytetari: Do të ma tregosh?

I mituri: Jo, nuk ka kështu.

Qytetari:  Ore mos të ngacmojnë më.

I mituri: Edhe qëllojnë, edhe i kam inat se qëllojnë pa mëshirë fare. Prandja kam frikë. Edhe në sy të drejtoreshës, të psikologëve, të nëndrejtoreshës. Ato janë të gjitha. Nuk i mbrojnë fare fëmijët dhe bëjnë kot.

Qytetari: Po kush është drejtoreshë aty?

I mituri: Stela Dako.

Qytetari: Po psikologe?

I mituri: Raviola Beqiraj.

Qytetari: Po mirë si nuk tha asnjë gjë kjo kur të qëlloi polici në sy të këtyre?

I mituri: Po pra, kjo më vjen inat se nuk flasin para tyre dhe rrijnë dhe bëjnë sehir. Edhe drejtoresha, drejtoresha ka qenë poshtë ka qenë të zyra e vet. Dhe ka qenë dhe një polic tjetër i krimeve edhe ai polici i krimeve na ka ulur në gjunjë para. 3 veta na ka ulur në gjunjë para drejtoreshës që t’i kërkonim falje një roje atje.

Qytetari: Pse?

I mituri: Ngaqë luanim me atë. Roja i konviktit. T’i kërkonim falje ngaqë e solli roja atë policin. E solli dhe na e uli në gjunjë. Erdhi, ishte dhe ai, ishte drejtoresha dhe nëndrejtoresha.

Qytetari: Po vjen aty në mëngjes ai polici?

I mituri: Jo, nuk vjen. Rri andej nga Gjashta ai (Lagje e Sarandës) se e ka patrullimin andej.

Qytetari: Po ia di emrin? Si e ka emrin?

I mituri: Fredi.

Qytetari: Fërfërja? (Pseudonim i policit)

I mituri: Hë, Fërja!

Qytetari: Fërja të ka qëlluar ty? Seriozisht e ke?

I mituri: Po gjen rastin ku të shfryjë atë energjinë negative. E nxjerr me ne, nuk e nxjerr me të moshës së vet. Është edhe drejtoresha, është pak si mbajtur ajo. E bukur kështu dhe i thotë “sqaroma pak këtë”.

Qytetari:  Po edhe gocat i rrahin atje? Edukatoret?

I mituri: Ka qenë, është një edukatore, kam frikë që të ia them emrin.

Qytetari: Sillet keq a çfarë?

I mituri: E rrahu, e ka rrahuar atë gocën, e ka rrahur lakuriq. 2 goca për Zotin e madh. Nuk e di. Nuk të gënjej fare.

Qytetari: Pse i rrahu?

I mituri: I rrahu ngaqë ikën para, ikën para në konvikt. Kishin dalë nga andej nga fusha e patates, edhe ato vajzat, 2 vajzat ikën para.

Qytetari: Çfarë moshe?

I mituri: 14 vjeç.

Qytetari: I rrahu lakuriq?

I mituri: Për Zotin.

Qytetari: Po ku, atje para jush të gjithëve?

I mituri: Jo, jo i futi në dhomë. Te dhoma e tyre. Nuk të gënjej për Zotin e Madh.

Qytetari: Dhe si e ka emrin kjo?

I mituri: Për Zotin kam frikë shumë.

Qytetari: Pse aq e keqe është ajo? Edhe ty të ka rrahur?

I mituri: Jo, mua jo.

Qytetari: Po pse ke frikë të më thuash emrin e saj?

I mituri: Kam frikë se sjellin burrat dhe ato mësueset. Që të na rrahin ne. Edhe po s’i dëgjojmë. Kanë shumë gjëra ato atje lart.

Takimi i tretë:

Qytetari: Nga po shkon?

I mituri: Ja, xhiro.

Qytetari: Është më ajo edukatorja e frikshme atje? 

I mituri: Është mo.

Qytetari: Sillet mirë apo?

I mituri: Sillet mo… Unë nuk ju flas, fare pak. Pse të ju flas. Po ju fola pastaj do të më thonë bën ndonjë gjë kështu. Pse të ishe ti mësuese e të më thoje mua kape pak atë fëmijën e rregulloje pak…

Qytetari:  Të shtyn ajo që të rrahësh ndonjë tjetër?

I mituri: Jo të rrahësh. Futi frikën për shembull.

Qytetari:  Atje jeni të ndarë ju me dhoma, çunat më vehte dhe gocat më vehte?

I mituri: Po. Në kat të dytë jemi ne, në kat të tretë janë ata, në kat të parë është mensa.

Qytetari: Është akoma ajo psikologia atje?

I mituri: Po. Shumë e ligë ajo për Zotin. Ajo nuk e pranon. I thashë a e mabn mend kur më rrahën mua para teje? “Jo, jo nuk e mbaj mend”, më tha.

Qytetari:  Ato gocat që i rrahu lakuriq ajo, janë më aty ato?

I mituri: Jo.

Qytetari: I kanë hequr? Ku i kanë çuar?

I mituri: Në Shkodër. Fola me atë vajzën në Instagram.

Qytetari:  Ti i ke parë vetë kur i rrahën? 

I mituri: I kam parë 2-3 herë.

Qytetari:  Je ndjerë keq?

I mituri: Po çfarë të bëj? Do ndihesh mo, normale ajo./tvklan.al


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.