Delvinë/ Drejtonte mjetin i dehur, arrestohet

Policia njofton arrestimin e një shtetasi 53 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Stjar-Delvinë, pasi sipas policisë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme