Bougainville Bay kërkon të punësojë personel

Bougainville Bay Resort & SPA kërkon të punësojë personel në pozicionet si me poshte:
– Animatore për fëmijë dhe të rritur
– Banakier
– DJ
– Instruktore Joga, Zumba
– Kamarier Restoranti
– Kuzhinier
– Pjatalarese
– Recepsionist per Parking
– Recepsionist per SPA

Ofrohet:
 Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantet të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose Tel +355686082912

Shitëse

Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
 Të ketë eksperienca të mëparshme në këtë fushë;
 Të sigurojë një shërbim cilësor dhe profesional ndaj klientëve;
 Të kujdeset për pamjen dhe sistemimin e dyqanit;
 Të tregojë dëshirë dhe rezultate të dukshme për të plotësuar objektivat e shitjeve;
 Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
 Aftësi për të mbajtur marrëdhenie të mira me punonjësit e tjerë;
 Të jetë e gatshme për punë në turne /orare të zgjatura;
 Të jetë korrekte;
 Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

Hostes

Përshkrim i përgjithshëm
Mirëpret klienët në mënyrë të sjellshme, duke pranuar rezervimet dhe ofruar shërbim të menjëhershëm, të
sjellshëm dhe efikas duke vepruar sipas standarteve dhe qëllimeve të vendosura.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Përgatisin të gjitha rezervimet;
 Shesin për klientët specialitetet e restorantit dhe produktet sezonale;
 Përshëndesin klientët në mënyrë miqësore dhe të sjellshme;
 Shoqërojnë klientët në tavolinat e rezervuara dhe kujdesen të plotësojnë kërkesat e tyre;
 Marrin rezervimet e klientëve në mënyrë të sjellshme dhe të organizuar;
 Të kenë njohuri për listën e verërave dhe produkteve të menusë sipas kategorive, në mënyrë që të
mund të shesin, rekomandojnë dhe ti diskutojnë ato;
 Sigurojnë që shërbimi të ofrohet sipas standarteve të kërkuara;
 Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë
klientët;
 Përgjegjës që furnizimet dhe pajisjet operacionale të përdoren në menyrën e duhur;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të kenë përvojë pune në këtë profil;
 Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
 Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
 Aftësi shumë të mira komunikuese;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
 CV-të të shoqërohen me foto;
 Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
Ofrohet:
 Pagesë konkuruese

Animator/e për fëmijë dhe të rritur
Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
 Të kenë eksperienca të mëparshme në këtë profil;
 Të organizojnë lojra, dhe animacione gjatë ditës;
 Të kënë aftësi organizative;
 Përpunimi dhe organizimi i programeve animatore dhe gjithë procesit të punës;
 Organizimi i mbrëmjeve, aktiviteteve me tematike të ndryshme;
 Të jenë të shkathët dhe të motivuar për të punuar;
 Të jenë të aftë në piktura / face painting ;
 Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese;
 Të jenë korrektë dhe fleksibël;
 Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. Gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;

Banakier (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay
Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
 Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
 Përgjegjës për furnizimet dhe inventarin e banakut;
 Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për
shërbim;
 Identifikojnë klientët për t’u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e
alkoolit dhe produkteve të duhanit;
 Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
 Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
 Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
 Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
 Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
 Diploma në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
 Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
 Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
 Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Fleksibilitet me orarin e punës;

Instruktor/e Joga & Zumba
Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
 Të kenë eksperiencë të dëshmuar në këto profile pune;
 Të jenë të çertfikuar / diplomuar;
 Të aftë për të instruktuar grupmosha të ndryshme;
 Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese;
 Të jenë korrektë dhe fleksib;
 Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. Gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;

Kamarier Restoranti (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay
Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
 Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për
të gjithë klientët;
 Garantojnë një sherbim të shkëlqyer dhe sigurohen që klientët të jenë të kënaqur;
 Njohës të mirë të menusë;
 Kontrollojnë ushqimin përpara shërbimit dhe sigurohen që cdo gjë të jetë sipas standarteve;
 Japin rekomandime e sugjerime për klientët në zgjedhjen menusë;
 Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
 Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
 Përgjëgjës për llogaritjen saktë të faturës dhe të pagesës;
 Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
 Diplomë në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
 Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
 Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
 Aftësi shumë të mira komunikuese;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Fleksibilitet me orarin e punës;

Kuzhinier (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Kuzhinieri bashkërendon dhe siguron që të gjitha produktet përgatiten, gatuhen dhe shërbehen në
përputhje me recetat e standardizuara, sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;
 Përgatit ushqimet në përputhje me recetat e standardizuara dhe sigurohet të kenë kualitetin e
duhur për të plotësuar kërkesat e klientit;
 Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
 Trajnon punonjësit të përgatisin dhe gatuajnë produktet ushqimore sipas recetave;
 Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
 Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;
 Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
 Bën ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe
frigoriferike të kërkuara;
 Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
 Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
 Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin
ardhshëm.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
 Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
 Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
 Aftësi për të punuar nën presion;
 Aftësi shumë të mira organizative;
 Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;
 Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
 Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;

Pjatalarëse
Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
 Të kenë eksperienca të mëparshme në këtë fushë;
 Lajnë enët në lavastovilje pasi të kenë hequr mbeturinat nëpër pjata;
 Pastrojnë ambjentet e kuzhinës;
 Të jenë të afta të kryejnë detyrat në kohë dhe sipas standarteve të përcaktuara;
 Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese;
 Aftësi për të mbajtur marrëdhenie të mira me punonjësit e tjerë;
 Të jenë të gatshme për punë në turne /orare të zgjatura;
 Të jenë korrekte;
 Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

Recepsionist/e për SPA
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort
& SPA .Te jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë profesionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë;
 Ndjek veprimet e përditshme në ambjentet e SPA, dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet
dhe procedurat;
 Informon klientët me politikat dhe procedurat e pagesave në ambjentet e SPA;
 Koordinon me departamentin e housekeeping në lidhje me kërkesa/nevoja të ndryshme;
 Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit të SPA;
 Janë fleksibile në bazë të nevojave në ambjentet e SPA;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë Universitare në Hoteleri Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh;
 Të kenë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
 Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm);
 Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
 Të jenë të paraqitshëm;
 Të njohin paketën Microsoft Office;
 CV-të të shoqërohen me foto;
 Të jenë korrektë;