Bleu në dyqan me 50 euro false, arrestohet në Sarandë 20-vjeçari nga Kosova

23/07/2011:45

Shperndaje:


——————
Një 20-vjeçar me inicialet D. Sh është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet për ‘falsifikim monedash’.
Personi në fjalë ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
——————

KOMUNIKATA
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Falsifikim monedhash”, shtetasin D. Sh., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1 Sarandë, 20 vjeçari ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.