
Belinda Balluku: Ndërtesat pa leje do të konfiskohen


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë publik një akt të ri të miratuar ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje.
VKM e titulluar “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi” u bë publik ditën e sotme, ndërsa në ditët në vijim priten komunikime të tjera publike që do të ndihmojnë qytetarët të kuptojnë situatën.
Balluku deklaroi se sipas kësaj VKM-je, ndërtesat pa leje do të konfiskohen për përdorim publik dhe do t’i jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projekte publike. Gjithashtu do të përdorën si fonde për të shpronësuar qytetarët që gjithashtu preken nga projektet publike.
Balluku: Në aktet që janë miratuar sot, vlen të bëhet publik një akt i rëndësishëm. Akti ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje në Shqipëri ose siç ka të bëjë me një trend të ndërtimit të shtesave mbi lejen e dhënë.
Ky lloj trendi ka një lloj sjellje që pavarësisht se leja ka 7 kate i bëjmë dhe tre kate për t’i legalizuar më pak. Kjo nuk do të lejohet më.
Të gjitha këto ndërtesa të cilat kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do t’i jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projektet publike. I gjithë ky proces është një proces i gjatë i bazuar në ligj, që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që të shkelin ligjin.
Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen ose çdo ndërtesë të ndërtuar pa leje do te këtë edhe një investigim për institucionet që kanë pasur për detyrë kontrollin e territorit. Nuk do të ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje. Gjithçka që është ndërtuar pa leje do të kalojë në përfitim të popullit.
Ministrja shtoi se nuk do të ketë tolerancë për të gjithë ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Butrinti fiton takimin e parë ndaj Turbinës me gola të Mario Mërkuri dhe Alesio Kolonja – VIDEO
07/09/2213:18

Pizza Savos kërkon për punësim vjetor Motorist dhe Punonjëse për fast-food
07/09/2213:18

Siguria në shkolla: do hiqen kjoskat 50 metër afër, vëzhgim ndaj personave të dyshimtë
07/09/2213:18

BUTRINTI – TURBINA – LIVE NË SARANDA WEB
07/09/2213:18

Jeta e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur
07/09/2213:18

Taulant Balla: Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet
07/09/2213:18

Hyri nga rruga dytësore dhe i preu rrugën furgonit, detaje nga aksidenti
07/09/2213:18

Aksident në rrugën Konispol – Krane, 1 grua mbetet e plagosur dhe transportohet në spital
07/09/2213:18

MEMORIE – Taqo Lepuri, artisti plot dritë e fisnikë, mikpritës dhe i dhembshur
07/09/2213:18

Kompania Globe kërkon të punësojë Menaxher/e dhe Specialist/e Shitjesh në Sarandë
07/09/2213:18






Rezervime

Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
07/09/2213:18

Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
07/09/2213:18

Apartamenti 2 – Vila Stupende
07/09/2213:18

Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
07/09/2213:18

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
07/09/2213:18
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
07/09/2213:18

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
07/09/2213:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
07/09/2213:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
07/09/2213:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
07/09/2213:18



